“Nëse i shihni vetëm të ardhurat nga tatimet që lidhen me ambientin jetësor, do të vëreni që vetëm në vititn 2015 (rezultate më të reja nuk ka), ato janë për 16 herë më të mëdha se sa vlera e buxhetit që i është përcaktuar Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, thonë ambientalistët.

Mimoza MUSTAFAI

Nga arka shtetërore për vitin 2019 janë paraparë më shumë para për ambientin jetësor, ajër më të pastër, zhvillim rajonal etj., përsëri mejetet e planfikuara nuk janë të mjaftueshm, as për harmonizimin e legjislacionit ekologjik me atë të Bashkimit Evopian.

“Në propozim buxhetin për vitin 2019 janë paraparë mjete shtesë në programet për mbrojtjen e ambientit jetësor, me fokus në masat për mbrojtjen e ambientit jetësor, infrastrukturës lokale dhe në programet për zhvillim të rajoneve malore, si dhe rritjen e buxhetit të një pjesë të ministrive, agjencive, drejtorive dhe organeve tjera të sistemit shetëror”, thonë nga Qeveria.

Vlera totale e Buxhetit për vitin 2019 është planfikuar në 210.8 miljardë denarë, ndërsa shpenzimet janë planfikuar të jenë 228.5 miljardë denarë. Të ardhurat dhe shpenzimet e planfikuara rezultojnë me uljen e deficiti buxhetor në nivel prej 2.5 % apo 17.7 milijardë denarë në vlerë apsolute.
 
Deficiti i planfikuar është në pajtueshmëri me strategjinë fiskale të Republikës së Maqedononisë së Veriut për vitin 2019-2021, të cilën e ka miratuar Qeveria si informacion dhe e cila së bashku me propozim Buxhetin për vititn 2019 është miratuar nga Parlamenti.
 
Nga ana tjetër, me Buxhetin për vititn 2018 për mbrojtjen e ambientit jetësor ishin të planfikuara 0.4 % nga të ardhurat e përgjithshme.
 
“Nëse i shihni vetëm të ardhurat nga tatimet që lidhen me ambientin jetësor, do të vëreni që vetëm në vititn 2015 (rezultate më të reja nuk ka), ato janë për 16 herë më të mëdha se sa vlera e buxhetit që i është përcaktuar Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, thonë ambientalistët.
 
VENDET E RAJONIT ME MË SHUMË FONDE PËR EKOLOGJI
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2015 Sllovenia ka ndarë 389 milionë euro, ndërsa Bullgaria 358 milionë euro për ambientin jetësor, gjegjësisht vlera e përgjithshme e shpenzimeve për ambient jetësor të qeverive të 28 vendeve të Bashkimit Evropian mesatarishtë arijnë në 0.8 % nga Bruto prodhimi Vendor.
 
Vetëm për ilustrim për politikat e kqija ambientaliste, në 11 vitete e fundit janë harxhuar afër 700 milionë euro. Për projektin “Shkupi 2014” sipas të dhënave nga hulmtimi i rrjetit BIRN, ndërsa buxheti vjetor i Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor lëvizë nga nga 5 deri në 10 milionë euro.

LIGJI, BE-ja DHE EKOLOGJIA NË MAQEDONINË E VERIUT

Mbi 700 akte normative të vendit duhet të harmonizohen me ato të Bashkimit Evropian (BE) në sferën e ekologjisë, kapitulli 20 i detyrave shtëpiake paraqet një nga kapitujt më kompleks që në mënyrë korrekte duhet të harmonizohet me legjislativin e Maqedonisë së Veriut dhe më pas të aplikohet. Me buxhet prej rreth 20 milionë euro shteti planifikon që t’i zgjidh problemet me ambientin jetësor, të cilat kushtojnë qindra milionë euro.
 
Për vitin 2019, nga arka shtetërore janë ndarë gjashtë milionë euro për ambientin jetësor, në kushte kur vendi në të ardhmen do të ballafaqohet me obligimet e imponuara nga BE-ja, përmbushja e tyre do të kushtojë qindra milionë euro.
 
“Gjithsej për Planin për ajër të pastër nga 2 milionë, ka edhe 22.3 milionë euro të cilat janë të destinuara për ambientin jetësor”, thonë nga Ministria e Ekologjisë.
 
Anbientalisti, Nenad Koçiç thotë se në Maqedoninë e Veriut shumë pak shfrytëzohen fondet e Bashkimit Evropian (BE) për ekologji për shkak të mungesës së kapaciteteve.
 
“Nuk dim ti shfrytëzojmë as fondet evropiane. Në Ministrinë e Ambientit Jetësor kemi profesionistë të cilët mund të punojnë në harmonizimin e akteve normative me ato të BE-së, por numri është i vogël. Kështu që angazhimi i ministrisë në këtë drejtim lë për tu dëshiruar. Ndoshta është e nevojshme që të kërkohet ndihmë nga vet BE-ja dhe sektori civil në vend”, deklaroi për Press Online, Nenad Koçiç, nga Organizata Ekologjike “Villa Zora”.
 
Harmonizimi i akteve dhe normave ekologjik vendor me atë të BE-së mbetet një sfidë për Maqedoninë e Veriut, ndërsa implementimi praktik mbetet barra më e rëndë e institucioneve.
 
Со овој прилог, PressOnline се приклучува кон кампањата за подобра животна средина „Не игнорирај! Реагирај!“ на Институтот за комуникациски студии. Текстот е првично објавен ТУКА.